Pse industria kreative po tërheq kapital nga diaspora?
Jun 11, 2026 8:21 am
Hapësira me BNA
The Albanian Librarian
Një projekt filmik ndërkombëtar UK-Shqipëri
Industria kreative dhe ajo kinematografike po bëhen gjithnjë e më shumë një mundësi interesante investimi edhe për bizneset shqiptare.
Një shembull premtues është projekti i ri filmik ndërkombëtar "The Albanian Librarian", një bashkëprodhim UK-Shqipëri që pritet të sjellë në ekran një histori bashkëkohore me dimension ndërkombëtar. Në rolin kryesor do të luajë aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj. Filmi do të prodhohet nga Film Nouveau, bazuar në skenarin e Michael Normand. Projekti synon të promovojë jo vetëm talentin shqiptar, por edhe potencialin kulturor dhe artistik në tregun ndërkombëtar të filmit.
Ky projekt përfaqëson një rast për investitorët që duan të lidhen me një produksion me vizibilitet ndërkombëtar dhe të jenë pjesë e një historie që e nxjerr kulturën shqiptare në skenën globale. Të interesuarit Mund të njihen më shumë me projektin dhe planin e biznesit përmes linkut të mëposhtëm. |